Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Gjilan

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Gjilan

Më: 5 prill 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të tentim vrasjes në Gjilan.

Me këtë rast është arrestuar një person i dyshimtë pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë.

Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat