​Arrestohet në Skenderaj një person i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

​Arrestohet në Skenderaj një person i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Skenderaj.

Policia ka bërë të ditur se arestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të ndodhur në fshatin Rezallë me një shufër metali ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.

“Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 67 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit E .A., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat