Arrestohet personi i kërkuar në Gjilan – posedonte substanca narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i kërkuar në Gjilan – posedonte substanca narkotike

Më: 6 prill 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.Sh, i lindur në vitin 1993.

Siç njofton Policia ”ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prejnjëqind e dymbëdhjetë (112) ditë burg për veprat penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave“, thuhet në komunikatën e Policisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat