Një person lëndohet në Minierën e Novobërdës, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Një person lëndohet në Minierën e Novobërdës, dërgohet në QKUK

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një person raportohet se ëshët lënduar derisa po punonte në Minierën e Novobërdës, të shtunën rreth orës 3.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar punëtor në minierën e Novobërdës aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës.

I lënduari ishte dërguar në QKUK-së dhe pas ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat