Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja sot rreth orës 13:20 në banesën e tij në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion njoftoi Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat