Një person vdiq dje në Koretin të Kamenicës. Policia informoi e burri u dërgua në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës, derisa në spital mjeku konstatoi se viktima ka vdekur.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është transferuar në Spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekut, i njëjti është pa shenja jete.
Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.”, bëri të ditur Policia.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës u dërgua për në IML në Prishtinë.