Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka ndaluar dy serbë me inicialet A. R. dhe L. V, të cilët i kanë thyer xhamat e disa kioskave pas mesnatës.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë zënë në flagrancë.
Ata fillimisht kishin tentuar t’i ikin patrullës së policisë, për t’u ndaluar më pas në rrugën “Kral Petri”.
Është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.