Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje menjëherë pas iftar në Skenderaj.
Djali pas një mosmarrëveshje ka rrahur babain e tij.
Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj 10.03.2023-19:38. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin policor.