Një person ka raportuar në polici, se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull tjetër, përmes rrjeteve sociale.
Ngacmimi ka ndodhur duke i shkruar mesazhe me përmbajtje erotike.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht dhe përmes rrjeteve sociale, i ka shkruar mesazhe me përmbajtje erotike.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.