Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë Veriorë në pikë kalimin kufitar në Merdarë,nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.
Sipas komunikatës së PK-së, i arrestuari A.B, 39-vjeç dyshohet se një shtetasi kosovar i kishte marrë para duke i premtuar se do ti mundësonte udhëtim në një shtet të Evropës.
“I dyshuari nga hetuesit policorë kërkohej me dyshimin se i njëjti me datën 08.04.2023 nga viktima (mashkull Kosovar) kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do të i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës. Pas arrestimit i dyshuari është sjellë në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në komunikatë.
Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Kontrabandim me migrantë’’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore.