Policia e Kosovës ka njoftuar se tri vetura janë përfshirë nga zjarri, në rrethana të panjohura, në fshatin Pasjak të Novobërdës.
Raportohet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.
“Pasjak, Novobërdë, 13.04.2023 - 04:50. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri u janë përfshirë tre vetura.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.