Sot në ora 13:00 në Ferizaj, ekipe të policisë rajonale të Ferizajt, pas disa informacioneve të pranuara kanë arritur që fillimisht të lokalizojnë e më pas të arrestojnë personin e kërkuar G.L (M/K) i moshës 38 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale" Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej një 1 vit e 8 muaj.
Pas kompletimit të dokumentacionit ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.