Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar Policia e Kosovës sot ka konfiskuar 20 pajisje të kriptovalutave në veri.
Rizvanolli ka thënë se këto zhvillime në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike.
“Një tjetër aktivitet i paligjshëm i minierave të kriptove është ndaluar sot nga Policia e Kosovës, 20 pajisje janë konfiskuar. Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhënie ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqësin disa.
Është çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.