Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronikë e zezë

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Më: 17 prill 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Sipas mjekut, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Fsh. Dobërllukë, Vushtrri 16.04.2023 – 09:45. Ka ndodhur aksident trafiku në mes tre veturave, njëra me targa të huaja.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar janë lënduar gjashtë persona të cilët janë duke u trajtuar dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat