Një person është sulmuar fizikisht nga katër të tjerë.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, tek një pompë të derivateve.
Në polici janë shoqëruar viktima dhe personat e dyshuar.
Siç njofton raporti 24 orësh, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.