Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e ka raportuar në Polici ish-burrin e saj për dhunë ndaj fëmijëve të tyre.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në Suharekë, teksa bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.