Kreu disa vjedhje të rënda brenda pesë muajve – arrestohet 22 vjeçari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kreu disa vjedhje të rënda brenda pesë muajve – arrestohet 22 vjeçari në Prishtinë

Më: 20 prill 2023 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda në Prishtinë.

Rastet sipas policisë kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(nëntor 2022 – mars 2023).

“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të sigurojnë prezencën e personin të dyshuar: A. C. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat