Policia e Kosovës ka njoftuar se në qendrën korrektuese të Dubravës është gjetur një sasi substancash narkotike.
Zyrtarët korrektues i kanë gjetur një të burgosuri marihuanë dhe më pas nga kontrollet në qeli kanë gjetur edhe kokainë.
“Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit tek i burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar.
Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të pavianëve, janë gjetur dhe konfiskuar në një vend 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike llojit kokainë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.