Ngjarje e rëndë, vetura i bie përmbi derisa ishte duke e rregulluar – vdes burri në Isniq të Deçanit

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë, vetura i bie përmbi derisa ishte duke e rregulluar – vdes burri në Isniq të Deçanit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Sot rreth orës 17:00, një burrë derisa po e rregullonte veturën e tij në fshatin Isniq të Deçanit, i ka dështuar vinçi dhe si pasojë vetura i ka rëndë përmbi, kështu duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura”.

“Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat