Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 09:05
Policia

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e premte në Prishtinë.

Policia njofton se një person ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij, rasti ka ndodhur rreth orës 06:52.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe nga ai ka konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat