Një femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Viti, ku i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
E në Çagllavicë, viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj, nuk ka respektuar ‘urdhrin mbrojtës’ ku e kishte shqetësuar dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht.
Rasti është duke u hetuar pasi që, i dyshuari është dërguar në mbajtje për rastin “Lëndim i lehtë trupor”.
Kurse, në mbrëmje në fshatin Prekaz i poshtëm të Skenderajt, është arrestuar i dyshuari pasi që në gjendje të dehur ka kanosur motrën e tij viktimën femër kosovar.
Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.