Një burrë ka pranuar tretman mjekësor mbrëmë në Lipjan pasi është rrahur nga bashkëshortja e tij dhe babai i saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij dhe babai i bashkëshortes së tij i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”, ka informuar Policia.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregulltë.