Një vajzë në Ferizaj dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të panjohur dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë.
Viktima është dërguar në gjinekologji për trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është informuar edhe prokurori.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Ferizaj 23.04.2023 – 04:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatëzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.