Një burrë i nacionalitetit serb në Kosovë është arrestuar pas dyshimit se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Makresh, komuna e Novobërdës.
Pas pranimit të informacionit, Policia e Kosovës kanë lokalizuar, identifikuar dhe arrestuarin të dyshuarin S.S. Pas kontrollit në shtëpinë e tij të dyshuarit u janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, 22 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një karikator.
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale
“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”. Policia njofton se rasti do të procedohet në prokurorinë themelor.