Policia konfiskon nëntë kuaj dhe një gomar në Viti

Kronikë e zezë

Policia konfiskon nëntë kuaj dhe një gomar në Viti

Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:07
Kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.

Nëntë kuaj dhe një gomar janë konfiskuar nga policia në Viti.

Organet e rendit i kanë identifikuar disa të dyshuar, të cilët ishin duke i sjellë kafshët nga fshati Tanushë e Maqedonisë së Veriut.

“Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës  dhe AUV-i”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat