“Po punon me serbët, ta mushi barkun barut”/ Vushtrriasi kërcënon avokatin që përfaqëson një serbe për pronën e saj

Kronikë e zezë

“Po punon me serbët, ta mushi barkun barut”/ Vushtrriasi kërcënon avokatin që përfaqëson një serbe për pronën e saj

Më: 26 prill 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Telashet pronësore vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për shkak të tyre shumë persona përfshihen në ngatërresa mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike e shpesh herë kanë përfunduar edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Në telashe ka përfunduar edhe një avokat kosovar, i cili është i autorizuar që të përfaqësojë një serbe për pronën e saj në Vushtrri.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se për shkak të pakënaqësisë me një vendim të lëshuar nga Gjykata, një 60-vjeçar i është drejtuar avokatit duke e pyetur se përse punon me serbët dhe më pas e ka kërcënuar se ia mbush barkun barut.

Përballë kësaj situate, 44-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Kanosje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat