Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për ‘dhënie ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për ‘dhënie ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’

Më: 27 prill 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore - Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore/operative për disa muaj me radhë, ku si rezultat janë siguruar dëshmi se dy persona të dyshuar përmes kryerjes së veprave penale ‘dhënie e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, kanë bërë regjistrimin e njërit nga të dyshuarit si shtetas të Republikës së Kosovës në mënyrë të kundërligjshme.

Pas një pune intensive hetimore nga ana e njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Gjilan, është zbuluar se i dyshuari mashkull me iniciale A. R. viti i lindjes 1978, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në këmbim të regjistrimit të tij si shtetas i Republikës së Kosovës në Komunën e Vitisë, kishte paguar shumën prej 10000,00 (dhjetë mijë euro) përmes një të dyshuari tjetër i cili ndodhet në kërkim policor, me qëllim të regjistrimit të tij në sistemin elektronik të gjendjes civile, duke u pajisur kështu me dokumente personale si: certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim nga ana e të dyshuarit mashkull kosovar me inicialet M. D. viti i lindjes 1962.

Lidhur me rastin personat e dyshuar të identifikuar janë intervistuar, ku ndaj të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘dhënie e ryshfetit’ si dhe i është sekuestruar letërnjoftimi i Republikës së Kosovës e po ashtu i është anuluar regjistrimi nga Drejtoria e Administratës/Sektori i Gjendjes Civile, Viti.

Ndaj të dyshuarit të dytë i cili ka kryer shërbimin e regjistrimit të kundërligjshëm të të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe pas aktvendimit të prokurorit kompetent mbi ndalim, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat