Vrasja në Malishevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48-orë
I dyshuari për vrasjen e një personi sot në Kijevë të Malishevës është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Lajmin për KosovaPress e ka bërë të ditur Hekuran Batusha nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, i cili ka bërë të ditur se masa e ndalimit të dyshuarit i është caktuar me vendim të prokurorit kujdestar.
Sipas Batushës, Prokuroria Themelore në Gjakovë brenda afatit ligjor do të parashtrojë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Një burrë është vrarë sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Lajmin për KosovaPresss e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore.”, ka bërë të ditur Elezaj
Mësohet emri i viktimës dhe i të arrestuarit për vrasjen në Kijevë
Një krim brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Kijevë të Malishevës. Berat Berisha (39-vjeç) dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij, Sadi Berisha (50-vjeç).
Autori i krimit ka përfunduar në pranga të policisë derisa trupi i pajetë i viktimës vazhdon të qëndroi në oborrin e familjes Berisha.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Pas intervenimit të shpejtë të policisë, është bërë e mundur edhe arrestimi i Beratit i cili është dërguar në stacion ku do të intervistohet.
Për rastin menjëherë është informuar prokurori ku hetimet fillestare kanë zbuluar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësore.
Dalin pamjet nga vendi ku dyshohet që ndodhi vrasja në Malishevë
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës.
Sipas burimeve brenda policisë, viktima është rreth moshës 60 vjeçare derisa i dyshuari për vrasjen rreth moshës 37-38 vjeçare.
Motivi dyshohet se ka qenë për çështje pronësore.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, është gjetur një person i moshës madhore që dyshohet se ishte pa shenja jete.
Këto janë pamjet nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur krimi.
Në vendin e ngjarjes aktualisht po qëndrojnë të gjitha njësitë relevante, teksa sipas konfirmimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, i dyshuari tashmë është arrestuar.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës.
Vrasja në Kijevë, nipi dyshohet se ka vrarë axhën
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës.
Media ka raportuar se nipi ka vrarë axhën e tij, dhe se konflikti mes tyre ka nisur për çështje prone.
Ndryshe, se një vrasje ka ndodhur në Kijevë të Malishevës është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, konfirmoi ai.
Ky është motivi i vrasjes brenda familjes në Malishevë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e familjes Berisha në fshatin Kijevë të Malishevës.
Raportohet se një person dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij.
Mësohet se motivi që shtyu drejt tragjedisë brenda familjes, dyshohet të lidhet me një konflikt pronësor.
I dyshuari që një kohë jetonte dhe vepronte në shtetin e Anglisë, teksa ishte kthyer në vendlindje disa ditë me parë.
Vritet një person në Kijevë të Malishevës
Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete)”.
Sipas Elezajt, lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”.