Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.