Një i ri i moshës 28 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin e Mitrovicës, njofton policia. I riu është nga Skenderaj.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ai është dërguar pa shenje jete në spitalin e Mitrovicës..
Policia, thuhet se rreth 14:30, ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.
”Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti, sipas të cilit, për këtë rast kanë nisur hetimet.