Vjedhje e rëndë në Prishtinë, vidhen stoli ari

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, vidhen stoli ari

Më: 1 maj 2023 Në ora: 09:28
Ilustrim

Policia e Kosovës njoftonë se një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Raportohet se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Prishtinë, ku disa persona të panjohur kanë thyer derën e shtëpisë dhe i klanë vjedhur stoli ari.

Ende nuk është raportuar se ka ndonjë të arrestuar, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Prishtinë  29.04.2023 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë thyer derën e shtëpisë së tij dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime nga njësitet policore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat