Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec të dielën në mesditë.
Rastin në Polici e ka lajmëruar nëna e të ndierit, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton PK.