Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Rastet janë raportuar në Gllogoc, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë të Jugut dhe Kaçanik.
Rastet:
Gllogoc 30.04.2023 – 01:23.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 30.04.2023-15:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka ofenduar bashkëshorten e tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.
Istog 27.04.2023 – 14:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Jugu 29.04.2023 – 21:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër shtetase e Shqipërisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kaçanik 30.04.2023-19:45.
Viktima femër Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .