Një aksident komunikacioni ka ndodhur mesditën e së hënës në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.
Në fotografitë shihet se në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet mjekësore dhe se raportohet për dy të lënduar.
Sipas dëshmitarëve në këtë aksident ka mbetur e lënduar një grua e moshës rreth 70- vjet dhe një burrë rreth të 30-tave.
Media ka kontaktuar me Policinë Rajonale në Prishtinë dhe është në pritje të detajve të tjera nga ky rast.