Një grua është sulmuar nga një burrë në veri të Mitrovicës.
Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.