Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një grua në Drenas.
Tutje, thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore.
“Gllogoc 01.05.2023 – 20:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime, ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.