Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë ka goditur një këmbësor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktima mashkull kosovar duke e kaluar rrugën, është goditur nga një veturë në lëvizje me drejtues të panjohur.
Drejtuesi i panjohur pasi e ka goditur me veturë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Raporti i plotë
Prizren 01.05.2023 – 14:20. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti derisa ishte duke kaluar rrugën, një veturë në lëvizje me drejtues të panjohur e ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore.