Një lokal në Podujevë është kontrolluar, nën dyshimin se organizohej skemë piramidale dhe bixhoz i jashtëligjshëm.
Me urdhër të Gjykatës, lokali është kontrolluar mbrëmë, nga ku janë sekuestruar kompjuterë – shtëpiza, të cilat shërbenin për veprimtarin e lojërave të fatit.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar” bëhet e ditur në njoftimin policor.
I njëjti, pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.