Mbrëmë pas mesnate ka pasur të shtëna me armë zjarri në një diskotekë (emër i njohur për redaksinë) në Prishtinë.
Burime të medias bëjnë të ditur se si pasojë e gjuajtjeve është plagosur një person.
I plagosuri është dërguar në Emergjencë, thonë burimet.
Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
Ndërkaq media është në pritje të përgjigjes së Policisë për të mësuar më shumë detaje.