Një burrë ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pa banuar në fshatin Kuklibeg të Dragashit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë shuar atë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30.
Raporti i plotë i PK:
“Fsh. Kuklibeg , Dragash 03.05.2023-18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pa banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.