Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, pas pranimit të një informate se i dyshuari F. H., i lindur në vitin 2005, shtetas i Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.
“Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.