E la veturën në parkingun e një marketi, kur u kthye nuk e gjeti aty

Kronikë e zezë

E la veturën në parkingun e një marketi, kur u kthye nuk e gjeti aty

Më: 6 maj 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici se dikush ia ka marrë veturën nga parkingu i një marketi në Fushë-Kosovë, të premten rreth orës 23.

Sipas policisë, ankuesi shtoi se veturën e kishte lënë të hapur dhe kur u kthye nuk e gjeti.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se veturën e tij me targa vendore e ka lënë të hapur në parking të një marketi dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat