Gazeta të shtunën ka raportuar për një rrahje në rrugën B në Prishtinë.
Gazeta ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku shiheshin disa persona të përfshirë në këtë përleshje.
Krejt ky ‘sherr’, gazeta mëson se ndodhi për shkak të borisë së veturës.
Zhurma e krijuar në kaosin e trafikut duket se ka bezdisur njërin vozitës dhe i njëjti ka filluar përleshjen.
Fillimisht ata u shanë e ofenduan dhe më pas kaluan në konfrontim fizik.
Njëri nga të përfshirët në rrahje ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Policia si dhe ambulanca kishin arritur në vendin e ngjarjes nga ku mësohet se kishte edhe të arrestuar.
Edhe pse gazeta ka dërguar pyetje në policinë e Kosovës, deri tani nuk është pranuar asnjë informacion shtesë.