Kanosi policët në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronikë e zezë

Kanosi policët në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Pejë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka arrestuar një person në Pejë.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari mashkull kishte ngasur veturën në gjendje të dehur e po ashtu kishte kërcënuar zyrtarët policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai është hasur nga policia duke ngasur automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu gjatë deklarimit i dyshuari ka kanosur zyrtarët policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat