Të dielën janë arrestuar dy persona pasi të njejtit kanë vjedhuar një sasi malli në një market në Viti.
Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
‘‘Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë pasi që kanë vjedhur një sasi malli në një market.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.