Një person ka deklaruar në Policinë e Kosovës se i është vjedhur vetura.
Rasti ka ndodhur në Shtime, teksa bëhet me dije se i dyshuari ka marrë veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Policia është duke e hetuar rastin.
Njoftimi i plotë:
“MARRJE NË POSEDIM E PASURISË SË LUAJTSHME, Rr. Tahir Sinani, Shtime 07.05.2023 – 16:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka marrë veturën dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.”