Policia njofton për disa raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Policia njofton për disa raste të dhunës në familje

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës që kanë ndodhur në disa qytete.

Sipas raportit të Policisë, nga rastet e dhunës kryesisht kanë pësuar gratë, viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor ndërsa të dyshuarit për shkaktimin e dhunës janë intervistuar.

Gjeni më poshtë rastet e dhunës që janë raportuar brenda 24 orëve.

Partesh, 08.05.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viti, 08.05.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtjeje e përkohshme emergjente nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 08.05.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 08.05.2023 – 10:00. Ankuesi kosovar deklaron se djali dhe bashkëshortja e tij i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët e involvuara në rast janë intervistuar dhe është njoftuar mbrojtësi i viktimave. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vushtrri 08.05.2023 – 12:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat