Një qytetar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje në Partesh pasi i njëjti është raportuar në Polici se e ka sulmuar gruan e tij fizikisht.
Sipas komunikatës së Policisë, gruaja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Partesh, 08.05.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa në Vitia, një qytetar është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, pasi i nëjjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Ndaj viktimës është lëshuar urdhër-mbrojtje.
“Viti, 08.05.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtjeje e përkohshme emergjente nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.