Pronari i një moteli në Ferizaj dyshohet se e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht një punëtor të kompanisë publike të pastrimit.
Punëtori ka raportuar në policisë se ai është sulmuar nga pronari i motelit për shkak të pakënaqësisë së tij me zbrazjen e një kontinieri dhe rreth një fature për pagesë.
Rasti është inicuar si “sulm ndaj personi zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRAVE ZYRTARE
Ferizaj 08.05.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar për shërbimin ndaj klientëve në një kompani pastrimi (SH.A), ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një moteli, e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht për shkak të pakënaqësisë së tij me zbrazjen e një kontejner dhe një fature për pagesë. Lidhur me rastin janë intervistuar të dyja palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.