Në Gjilan mbrëmë është raportuar në polici se një grua është duke e keqtrajtuar fëmijën e saj.
Njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur të dyshuarën e cila ishte në gjendje të rëndë psikikë.
E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor psikiatrik në Spitalin e Gjilanit, ndërsa fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.